Marketingu farmaceutik, MAYA mban konferencën në 21-22 nëntor

Shoqata MAYA(Medical Association Youth Albania) do të organizojë në datat 21 dhe 22 nëntor “Konferencën për Marketingun Farmaceutik” në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar.
konferenca
Një konferencë e tillë në të cilën do të marrin pjesë 400 persona, ka si qëllim informimin e publikut mbi marketingun farmaceutik ndër vite, trendet globale të industrisë farmaceutike, ciklet jetësore të një produkti të ri dhe faktorët kritik të marketingut kundrejt kërkesave dhe kënaqësisë së konsumatorit. Ndërkohë objektivat e kësaj konference kanë të bëjnë me aftësitë e profesionistëve dhe qëndrimet e tyre.

Sa i përket objektivit të parë, punimet e konferencës do të përqendrohen në edukimin mbi inovacionet dixhitale dhe social media.

Ndërsa sa i përket qëndrimir të profesionistëve, synohet përmirësimi i impaktit të marketingut farmaceutik tek profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Konferenca për Marketingun Farmaceutik vjen në një kohë kur ndryshimet e shpejta teknologjike kanë çuar në shtimin dhe përmirësimin e metodave të preparateve (barnave) dhe pajisjeve të cilat ndihmojnë në përmirësimin dhe shërimin e pacientit.

Duke parë këto zhvillime të vrullshme është e nevojshme që personelet mjekësore të jenë më të informuar mbi mënyrën sesi funksionojnë dhe se cilat janë rrugët që ndjekin firmat prodhuese në krijimin e një medikamenti, futja e tij në treg deri tek përdorimi nga pacientet.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

Leave a Reply

Be the First to Comment!

Notify of

wpDiscuz