KËRKIMI SHKENCOR NË SHËNDETËSI

Në fushën e Shëndetësisë zhvillohen aktivitete të shumta si konferenca, kongrese, botime artikujsh shkencorë, punime temash diplome etj.

KONFERENCA e II-të “KËRKIMI SHKENCOR NË SHËNDETËSI´´
Në fushën e Shëndetësisë zhvillohen aktivitete të shumta si konferenca, kongrese, botime artikujsh shkencorë, punime temash diplome etj.
Në shumicen e tyre zhvillohen prezantime të punimeve të ndryshme shkencore në profilet respektive të shëndetësisë.
Mirëpo shumica e profesionistëve dhe studentëve të profileve shëndetësore nuk i kane shumë të qarta etapat që duhen ndjekur për të realizuar një kërkim te mirëfillte shkencor, apo qoftë dhe për ti interpretuar saktë punimet!!!10-638
Organizata MAYA(Medical Association Youth Albania) duke parë suksesin e Konferencës së I-rë të këtij lloji që u zhvillua vjet në Dhjetor, mendoi t’a përsërisë sërisht tashmë akoma më të kompletuar!
Target Grupi në këtë Konferencë do të jenë kryesisht :
• Profesionistë të fushave mjekësore (Mjekë, Farmacistë, Stomatologë, Infermier etj)
• Studentë të fushave mjekësore
Temat që do trajtohen në këtë konferencë do të jenë:
• Hyrje në kërkimin shkencor, c’është kërkimi Shkencor.
• Struktura dhe Metodologjia.
• Përgatitja e Abstraktit dhe Posterit.
• Shkrimi Akademik dhe Bibliografia.
• Paketat e kërkimit shkencor në shëndetësi në internet.(Pubmed,Hinary)
• Prezantime të punimeve të ndryshme shkencore.
Të interesuarit qe duan te referojnë punimet e tyre shkencore te na kontaktojne ne emailin:
public.health.maya@gmail.com
Konferenca është 12 Kredite. ( Në Proces Akreditimi)
Përvec pjesës së referimit teorik të etapave të realizimit të një kërkimi shkencore do të jenë dhe rreth 15 prezantime më të mira të punimeve të ndryshme shkencore nga aplikantët aktivë.
Personat që janë të interesuar për të prezantuar punimet e tyre mund të na kontaktojnë.
Aplikimi Kryhet tek ky formulari: :
http://goo.gl/forms/fMwD2dMNFa
Fee e Pjesëmarrjes është:
PROFESIONISTE : 2500 Lekë
STUDENTE: 1000Lekë
Anëtarë të MAYA :
PROFESIONISTE : 1700 Lekë
STUDENTE: 700Lekë
Kryhet Në Llogarinë Bankare: BKT
Emër Llogarie: (SHOQATA MAYA)
Nr.Llogarie në Lekë : (403828120)

JU MIREPRESIM!

//posted by : Muzeu Historik Kombetar – ikub.al

Leave a Reply

Be the First to Comment!

Notify of

wpDiscuz